Gjilan – (2LONLINE) – Brenda një jave, në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 57 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 18 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 24 të tilla.
Dukeiu referuar statistikave policore të javës së fundit, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 24 aksidente trafiku nga të cilat 6 me lëndime në njerëz dhe 18 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shqiptua 770 tiketa gjobitëse për ata që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2lonline/