(2LONLINE) – Gjatë gjithë ditës së djeshme Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Njësitin e Zjarrëfiskëve ka qëndruar pranë banorëve të fshatit Budrikë, fshatë ky i cili ishte prekur rëndë nga vërshimet. Me këtë rast ata kanë bërë evakuimin e 4 familjeve nga shtëpitë e vërshuara.
Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencës në Komunën e Vitisë, Nexhmedin Jakupi tha se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat e tjera ka vëzhguar situatën nga vërshimet në këtë Komunë në veçanti në fshatin Budrikë” Jemi munduar me të gjitha kapacitetet që i kemi të ju dalim në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga vërshimet. Mbrëmë Policia e Kosovës ka kujdestaruar në fshatin Budrikë, ndërkaq të gjithë së bashku kemi ndihmuar në evakuimin e 4 familjeve në këtë fshatë, fatmirësisht tani niveli i ujit po bie ndërkaq edhe gjendja nga vërshimet po stabilizohet” u shpreh Jakupi.
Ai ju bënë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë ujin nga puset të cilat janë prekur nga vërshimet dhe atë deri sa të bëhet dezinfikimi i tyre. “ Gjatë këtyre ditëve në bashkëpunim me kompaninë Hidromorave kemi furnizuar qytetarët e zonave të prekura nga vërshimet me ujë të pijshëm, ju lus që të mos konsumojnë ujin nga puset të cilat ka dëportuar uji deri sa të bëjmë dezinfektimin e tyre” theksoi Jakupi.
Ndërkaq edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë gjithë kësaj kohe është parë në teren duke ju ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet, gjithashtu në gjendje gatishmërie për të ndihmuar qytetarët me mjete të domosdoshme ka qenë edhe Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Viti. /2lonline/