(2L ONLINE) -Ndryshe nga në të zakonshmen dhe ndryshe nga përditshmëritë tona, të nderuar sportistë, aktiv dhe të tjerë që tanimë kemi përmbyllur karrierat tona, punëtorë sportiv, tifozë të të gjitha ngjyrave, donatorë sportiv, adhurues të sportit në përgjithësi, jemi këtu dhe sikur kam përshtypjen e mëdyshjeve tona të angazhimit, të këtij angazhimi, mbase politik, por thellë në thelb edhe jetik, jetik për perspektivën tonë, për karrierat tona edhe ashtu të shkurtra sportive, për fatet tona, që mbase më pas do na përcjellin përgjatë tërë jetës.
Prandaj dhe duhet të flakim mëdyshjet, prandaj dhe duhet të mposhtim hezitimin për t’u dëgjuar zëri ynë, për t’u ndier pesha e vlerave tona…Sikundër nuk do duhej dhe ne sportistët të kemi privilegjin e merituar të mbrojmë dhe avancojmë të drejtën tonë për zhvillim, përparim, arritje të rezultateve kulminante.
Duke qenë se sportistët kanë vetëbesim e vetëbesimin e shprehin me përkushtim, atëherë ju ftoj që të besoni në ndryshime e ndryshimin ta kërkoni në lëvizje, jo në heshtje, duke qenë se sportistët janë të vendosur dhe vetë vendosin për fatin e epilogjeve të shumë betejave, të sfidave, por vendosin duke luftuar brenda fushave, brenda arenave, në përballje direkte, ju ftoj që vendimet t’i shprehni brenda lëvizjes Vetëvendosje dhe duke qenë brenda saj të iniciojmë s’bashku dhe detyrojmë ndryshimet nga jashtë, në tërë Kosovën.
Ashtu sikundër në vazhdimësi sportistët janë në garë me kohën, me shpejtësinë, me forcën, me shkathtësinë, tani në këtë periudhë Ne jemi në garë me korrupsionin, me gënjeshtrën, me nepotizmin, me të keqen, me të paditurit e me të paaftit, prandaj dhe ju ftojmë të jemi s’bashku, sepse vetëm bashkë është gjithçka e mundur.
Sportistët janë avangarda e rinisë, sportistët pra ju, jeni idhujt e tyre, prandaj dhe Ata ju ndjekin, prandaj dhe Ata ju besojnë, prandaj dhe Ne besojmë që ju me angazhimin tuaj do të bëni të mundur ndryshimet.
Duke qenë pra pjesë e këtij mentaliteti sportiv s’ka se si të mos ndodh që sportistët, pra të rinjtë të mos jenë përkrahësit prominent të lëvizjes VetëVendosje dhe se ata masovikisht do bashkangjiten në rrugëtimin tonë të ri politik, se ata do jenë pjesë aktive e kësaj energjie të re që vërehet qartë në shikimet e humbura të çdo të riu.
Duke qenë njëkohësisht se sportistët janë të pathyeshëm, kanë egon e tyre, dinjitetin e palëkundur, duke qenë se sportistët nuk mund të manipulohen, ata qëndrojnë drejt e qëndrimi tyre është vertikal,
Rrjedhimisht pra, dhe në lëvizjen VetëVendosje s’ka se si të mos ndodh që t’ju ftojmë pra, t’ju mbledhim, t’ju ofrojmë të na bashkohen, sepse VetëVendosja do përvetësoj atributet e sportistëve, sepse VetëVendosja edhe në programin e saj të shkruar ka pikërisht të njëjtat tipare që kanë sportistët, që kanë të rinjtë, sepse VetëVendosja edhe në Alternativën Qeverisëse ka të proklamuar tre shtyllat kryesore shtetndërtuese:
Shtetin e së drejtës, Shtetin zhvillimor dhe Shtetin social e që ngërthejnë në vete edhe vizionin e së ardhmes për këtë popull të sfilitur, që shtjellon në thelb sidomos ëndrrën e të rinjve, sepse duke qenë sportistë para së gjithash jeni të rinj, jeni studentë, jeni profesionistë që meritoni shtytje, mbështetje institucionale dhe vlerësim të vlerave tuaja të nëpërkëmbura sportive dhe njerëzore.
Duke qenë pra pjesë e këtij mendimi të ri politik që në vete ngërthen koncepte moderne të veprimit në këto hapësira, diametralisht të kundërta nga pjesa e trashëguar e klikës së deritashme kosovare dhe shqiptare në përgjithësi, të këtij mendimi sa i vjetër në fillet e civilizimit të vet po aq i ri në organizimin e saj substancial, fillimisht si një lëvizje, por me vizion të qartë dhe qëllim të formësuar kombëtar e politik, e duke na lënë neve hapësirë dhe kahe, mbase të obligueshme, që sot t’ju thërrasim dhe juve dhe kërkojmë dhe nga ju dhe nga shumë të tjerë që janë me ne e që do na bashkëngjiten në vazhdim, të shqyrtojmë dhe të shtjellojmë këtë vizion të ri, të ndërtojmë hapat e ri që gjithsesi do jenë për Ne dhe të ardhmen e gjeneratave të reja.
Ndryshe një lëvizje e re me aq ngulm e potencial, dje dhe më e rryer dhe e fuqishme sot, sa vjen e rritet, sa vjen e fuqizohet duke sjellë frymë të re në hapësirat tona shqiptare dhe në të njëjtën kohë duke ndjellur pashmangshëm shpresë, të një jete të re.
Ndryshe sa mirë, një lider i ri, më i dinjitetshmi dje dhe më i fuqishmi sot s’bashku me shumë të tillë nëpër Kosovë, s’bashku me kandidatët më të spikatur për deputetë nga Gjilani që do përfaqësojnë juve dhe interesat e juaja zëshëm dhe denjësisht, na vjen këtu që s’bashku me ne të shpalosim, të elaborojmë e s’bashku me ju të vendosim themelet e çrrënjosjes të së keqes, që s’bashku me ju të vendosim themelet e ndryshimit të mbarë,
Sepse koha e lëvizjes ka ardhur, koha e lëvizjes dhe zgjimit të popullit ka ardhur,
sepse koha e lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur
Kemi një shembull (PR) dhe ne do ta ndjekim, ju keni një mësim dhe duhet ta ndjekeni.
Vetëm kështu së bashku do t’ia dalim.
Dhe do t’ia dalim. TASH ME LËVIZJEN
/Nehat Osmani/