Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius ka një pasur vlerash ku përfshihet: hekur, vitaminat dhe mineralet. Spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë.
Spinaqi i Kuq – vlerat ushqyese
Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin. Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që lufton aneminë. Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën. Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat.
Për tretjen
Spinaqi i kuq është i pasur me fibër, dhe pengon konstipacionin. Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë por edhe për veshkat. Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme,
Flokë me volum
Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja tek majat, falë vitaminave dhe mineraleve. Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë. Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalçium e të tjerë.
Tensioni i gjakut
Spinaqi i kuq përmban shumë kalium por pak sodium, gjë që e bën në barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Një racion spinaq të kuq në ditë rregullon tensionin e gjakut dhe e ul atë.
Për rënien nga pesha
Proteina tek spinaqi i kuq, ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë. Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë. Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër e cila rrit ritmin e metabolizmit.
Për lëkurën
Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës. Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë.
Efektet anësore
Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si: të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat.