Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të organizojnë aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj dite në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.
Për këtë qëllim, sot e hënë, 14 nëntor 2016, në ora 10:00 në IKSHP në Prishtinë do të mbahet Konferenca për media, në të cilën përfaqësuesit e institucioneve të lartpërmednuara do të flasin për Ditën Botërore të Diabetit, të dhënat rreth kësaj sëmundje në nivel global e kombëtar, mënyrat e trajtimit dhe vetëdijesimin e popullatës për parandalimin e saj.