(2L ONLINE) – Ndeshja që do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 17:00 mes “K.F.GJILANI” dhe “’K.K.FERONIKELI” në stadiumin e Prishtinës, e që është vendimtare për këto dy klube për inkuadrimin ose qëndrimin në elitë, si duket ka trokitur në zemrat e Skifterëve dhe jo vetëm, por edhe më gjer në shoqërinë Gjilanase, për faktin se kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë.
Skifterat si tifoz zyrtarë të klubit K.F.GJILANI thonë se janë në përgatitje masive për këtë super derbi. Valon Selimi kryetar i këtij tiffo-grupi potencon se janë bërë të gjitha përgatitjet e fundit për këtë derbi, duke filluar nga transporti që është i siguruar gratis, fishekzjarrët, si dhe shumë koreografi të tjera të cilat do jenë befasi si për lojtarët, ashtu edhe për sportdashësit tjerë. Me ç’rast ai premton se do të dhurojnë një spektakël të mrekullueshëm.
Skifterët do të udhëtojnë për në Prishtinë me 9 autobus, nisja do bëhet ora 14:00 të martën nga ’’Stadiumi i Qytetit Gjilan’’ dhe transporti do të jetë gratis për të gjithë ata të interesuar.
Udhëheqësi i Skifterëve beson se kjo është ndeshja më e rëndësishme e gjithë këtyre viteve të fundit, për këtë bën apel tek të gjithë qytetarët e Gjilanit që ta martën, ora 14:00 të mblidhen tek Stadiumi i Qytetit për fitoren e madhe e cila e rikthen K.F.Gjilanin në elitën e futbollit Kosovar.
Vlen të ceket që me këtë rikthim qytetit të Gjilanit dhe gjithë Kosovës e më gjerë do ti rikthehej edhe derbi mes kësaj skuadre dhe asaj të Dritës, që njihet si derbi më i madh në trojet Shqiptare ’’El Anamorava’’. Andaj kjo shihet edhe si një arsye më tepër për ta përkrahur këtë klub. Sot ose kurrë ne Besojmë Gjilani në Superligë. /2L ONLINE/