Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në Antalia luan kundër Turqisë, derisa kombëtarja shqiptare po ashtu sonte në “Elbasan Arena” përballet me Izraelin, ndeshje këto të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Rusi 2018”.
Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Finlandën (1-1), disfatën kundër Kroacisë (0-6) dhe Ukrainës (3-0). Ndërsa, Shqipëria në këtë takim hynë pas fitores kundër Maqedonisë (2-1), fitores ndaj Lihtenshtejnit (0-2) dhe humbjes ndaj Spanjës (0-2)
Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës nis në orën 18:00. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nis në orën 20:45.