/2L ONLINE/ – Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për përkrahjen e OJQ. “GILAN” nga ana e komunës gjegjësisht nga kryetari Lutfi Haziri, ka mundësuar zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës, pranë hapësirave të Inkubatorit të biznesit, njoftojnë drejtuesit e kësaj shoqate.
Marrëveshjen e bërë tanimë edhe për zgjerimin e aktivitetit të shoqatës “GILAN” edhe më një segment shtesë gjithashtu është pjesë e memorandumit ndërmjet shoqatës “GILAN” të cilën e përfaqëson zonja Filiz Sllamniku dhe të kryetarit të komunës së Gjilanit z. Lutfi Hazirit për krijimin e kushteve për implementimin e investimit të bërë nga TIKA turke në projektin për aftësimin e grave në ndërmarrësi gjegjësisht në fushën e artizanateve dhe atë të rrobaqepësisë.
“Stafi prej pesë femrave të cilat do të zhvillojnë këtë aktivitet së pari do të udhëtojë për në Turqi që të aftësohen në një shkallë edhe më të lartë profesionale dhe pastaj me kthimin tyre do të janë në gjendje që dijen dhe përvojën e marrë në Turqi, përmes ligjëratave dhe punëve praktike pranë shoqatës “GILAN” të kanë mundësi ta japin edhe nëpër anëtaret tjera gjegjësisht tek femrat të cilat do të përzgjidhen nga institucionet komunale respektivisht nga zyra e kryetarit të komunë së Gjilanit, z. Lutfi Hazirit’, ka bërë të ditur Filiz Sllamniku.
Sipas saj, ky është një ndër projektet e implementuara dhe të përkrahura nga institucionet komunale në shoqatën “GILAN” pasi që në këtë shoqatë zhvillohen edhe trajtimet në fushën e gjuhëve të huaja si ajo angleze, gjermane dhe gjuhës turke, të cilat pritet së shpejti që përmes zyrës së kryetarit Haziri edhe këto module të janë në disposicion për tërë stafin e komunës si nevojë e komunikimit edhe me gjuhët e minoriteteve në institucionet e komunës tonë, thotë Sllamniku. /2L ONLINE/