(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka thënë se është i përkushtuar për ta ndihmuar sektorin e bujqësisë pasi ew vlerëson si sektor të rëndësishëm i cili mund të gjenerojë edhe vende të reja pune.
Sinani gjaët takimit me stafin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i inkurajoj ata dhe kërkoi që të përgatisin sa më shumë projekte, për të konkurruar për donacione të ndryshme .
Po ashtu Sinani kërkoi nga stafi i kësaj drejtorie që përgatiten fermerët për kultivimin e kulturave tjera bujqësore, që mos të kultivohen vetëm në ato tradicionale. E njëjta porosi ishte edhe për pemëtarinë mos të ndahen donacione për pemët tradicionale gjë vlen në, si edhe kur është fjala për pemëtarinë të kultivohen edhe lloje tjera të pemëve , se komuna e Kamenicës ka kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë.
Kryetari brenda muajit shkurt planifikon ti bëjë vizita disa fermerëve të komunës. Duke filluar nga fermat , plantazhet e pemëve serrat e ndryshme, në mënyrë që të njihet për së afërmi me punën funksionimin dhe problemet e tyre. Nga takimi doli propozim, që sa më parë të formohet Grupi Lokal të Veprimit. /2L ONLINE/