(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani mbajti debat publik me qytetarët që banojnë në banesa kolektive. Qytetarët e velrësuan këtë iniciativë të kryetarit për t’i takuar ata, e cila është bërë për herë të parë për të debatuar për problemet dhe brengat e banorëve të banesave publike. Siç janë rregullimi i ndriçimit në korridore dhe shkallët e ndërtesave, rregullimi i kulmeve, rregullimi i parkingjeve etj.
Po ashtu u diskutua edhe çështja e mirëmbajtjes së pastërtie në këto objekte.
Kryetari Sinani premtoi se rregullorja e cila është aprovuar në kohën e UNMIK-ut së shpejti do të plotësohet ku dhe ju si qytetarë mundë të jepni kontributin e juaj, si dhe kërkesat e juaja do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Nga takimi doli dhe një grup punues i cili do të jetë pjesëmarrës gjatë plotësimit të rregullores për banesat kolektive.
Grupi e ka këtë përbërje:
1. Ramadan Ajvazi
2. Pajazit Nuredini
3. Refik Basha
4. Xhavit Daku
5. Nazmi Cakolli
6. Xhavit kryeziu
7. Xhevat Hasimi