(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani mbanë takim me Këshillin e drejtorëve. Në këtë takim Sinani kërkoi nga drejtorët e drejtorive që të caktojnë prioritetet për secilën drejtori për vitin 2015, që të ngritët përgjegjësia e shërbyesve civil dhe të shtohet efikasiteti në punë, dhe pas alokimit të mjeteve për këtë vit,
Kryetari Sinani i porositi drejtorët që të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e mjeteve të tyre. Sinani ka vendosur që për 6 muaj, duke filluar nga ai mos të kenë mjete për reprezentacion, po ashtu harxhimet e karburanteve ka shënuar rënie, por duhet të zvogëlohen edhe më tepër, ka kërkuar ai. /2L ONLINE/