(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, inspektoi punimet në ndërtimin e shkollës së mesme në Roganë. Sinani u njoftua për së afërmi me punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e kësaj shkolle.
Përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, njoftuan kryetarin Sinani se gjithçka është duke shkuar në bazë të planit dhe afatit kohor, e Sinani tha se me investime të tilla, komuna po synon krijimin e kushteve më të mira në arsim.
“Po vazhdojnë punët sipas planit dinamik të paraparë dhe po krijojmë kushte më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit”, tha veç tjerash kryetari i komunës Begzad Sinani. /2L ONLINE/