Nga Arsim Halili
Hyrje
Në ditët tona kur vërshimet në krijmtarin artistike në përgjithësi e në veçanti letrare kanë një ekzpoze për të cilat mund të diskutohet nga ide prej më të ndryshmeve, veçmas tek gjenerata e re krijuesish të cilët futen në letërsi më shumë për të thënë se është një emër shtesë i këtij rrugëtimi letrar, se sa një demostrim i forcës shprehëse dhe krijuese. Një gjë duket mjaft e qartë te poetja Alketë Spahiu, natyrisht se paradigma e saj është krejtësisht ndryshe nga ajo që theksuam më lartë, sepse ajo artin letrar nuk e kupton dhe nuk e trajton vetëm si shpërthim emocional të çastit, por tenton dhe pretendon që në rrokaqiellin e artit letrar të ngjitet me themele të sigurta, që pastaj të qëndroj në veritikale i gjithë itenerari i saj krijues
Sforcimi i vargut permes së filozofisë së muzës
Shtëpia botuese “ Rozafa “ Prishtinë kohë më parë nxorri librin më të ri të poetes Alketë Spahiu të titulluar “ Muza jam unë “ me gjithësejtë 79 faqe dhe 59 poezi. Që në fillim dua të shpreh mendimin se poetja Alketë Spahiu fokusimin e saj poetik nuk e ka aspak mekanik dhe të dirigjuar, por ajo e koncepton vargun me shtrirje asociative, por në vetëdijen e saj koncepton vargun me një interproduktivitet të qartë e sforcuar dhe individual pa mëtuar të shfaq diskurs emocional dhe pa iu dorëzuar faktorëve social të jashtëm të ndikimit e të perceptimit të ritualeve kohore nga e djeshmja, por në ajo krijon botën e saj imagjinative përmes dipotrisë së prespektivës racionale. Është shumë e natyrshme se njohja e kulturave dhe interkomunikimi i saj me to, ka bërë që imazhet krijues t’i sjell ndryshe , të përthith atë nektar herë – herë edhe me me rebelimin e saj me qëllim të ruajtjes së gjenalitetit dhe identitetit etno-kulturor, këtë gjë më së mirë e shfaq tek poezia “ Pa status “ fq 20
Ato që në botën reale shpërfaqen me intonacione të disidencës faktike dhe fizike, nëpër kohë të vlimeve historike, poetja përmes poezisë së saj, shfaq një imazh tjetër të përthyerjes shpirtërore. Dhe kjo gjë nuk vjen vetëm si rezultat i një faktori autoritativ, por duket se ka edhe shumë faktor tjerë involvues direkt ose indirekt që lënë plagë në shpirt. Në kohezionin e saj krijues nuk pranon të jetë një vështruese indiferente, por pjesëmarrëse aktive për të thënë të vërteten që shfaqet përmes ingranazheve jetësore nëpër labirntet e korridoreve jetësore me një neon të dobësuar, të tilla skena i lexojmë përmes poezisë “ Disedencë shpirti fq 21.
Një poezi në të cilën protagonistin apo edhe protagonistët e të njëjtes moshë i bënë thirrje, jo për të qenë para dilemës, por ajo futet thellë në psikologjinë e atyre që braktisin adolishencën dhe futen në margjnat e përgjegjësive, jo vetëm individuale, por edhe kolektive, për ta konstruktuar jeten dhe përsonalitetitn e tyre ndryshe nga dje, me që me avanturat lozonjare të tyre edhe falen me të bëmat e pamenduar, por jo në vazhdimësi. Duke u përballur me shtegtimet kah e nesermja e që ndonjherë të vënë edhe para shpatës së Demekleut, andaj poetja kërkon te kjo moshë edhe përgjegjësi morale për ta parë botën tani më ndryshe, këtë më së miri e thotë përmes poezisë “18 vjeç” fq 30.
Ajo dëshiron të notoj në ujërat e jetës, jo pse nuk e kupton se ato dallgë edhe mund t’ia ndalin hapin, por nga druajtja elozheve të rremë, nga kurthet mistike prapa shpinës, nga mungesa e ankorimit dhe drejtimit të velave ka ardhmja e duhur, të gjitha këto ide të vargut fisnik, mundohet t’i balancoj me syrin e saj vrojutes, ashtu siç e ndjen muza e saj, thjesht e konsoliduar, pa ngarkesa sindoronomike të vargut, ajo kërkon margaritarët nga e magjishmja muzë, jo në mënyrë sipërfaqësore, vetëm sa për të thënë diçka, por ka thënë shumëçka në fulditetin e saj krijues poetik.
Në vend të përfundimit
Nga gjithë ajo që thamë më lartë, konsideroj se poetja Alketë Spahiu nuk është futur spontanisht në rrugën krijues, sepse ajo e kupton se poezia nuk është vetëm një shpërthim momental i muzës, se vargu ka edhe anën tjetër të medaljes si: strukturimin metrik edhe figurativ, ideo-estik e artistik, parametra që duhet të jenë inkluziv për të gjithë krijuesit. Natyrshmëria dhe butësia komunikues e Alketës nuk do të thotë se në jetën reale dhe krijues, dakordohet edhe me të bërat e atyre që shpërfillin dhe cenojnë lirinë e tjetrit në emër të autoritetit që posedojnë. Mendoj se poezia e Alketës nuk vuan nga deklerativizmat, ajo mund të lexohet dhe interpretohet , në disa sinteza , për të cilat dosido duhet një lexim aktiv ndryshe nga ajo çfarë thuhet në varg e çfarë thuhet në opinon. /2lonline/