(2L ONLINE) – Grupi nga Gjilani “Shtegtarët e Lirë”, të përbërë nga Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha, kanë falënderuar të gjithë ata, përfshirë institucionet e Republikës së Kosovës, që e kanë mbështetur misionin e tyre, të rrugëtimit në këmbë Gjilan – Bruksel, me simbolikën për liberalizimin e vizave te Kosovës.
Njëri nga ta, Jahi Mustafa ka thënë se “Shtegtarët e Lirë ” në veçanti falënderojnë Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin Enver Hoxhaj dhe Pllumb Kallaba, Ministrinë e Diasporës,Ministrinë e Kulturës, Ambasadat e Republikës të Kosovës dhe Konsullatet për ndihmën e vazhdueshme gjatë rrugëtimit, si dhe kryetari ne komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për mbështetje.
Po ashtu atak anë vlerësuar lartë edhe mërgatën që e ka mbështetur hap pas hapi këtë rrugëtim duke u solidarizuar dhe ofruar ndihmë për të qenë pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi për kauzën e Kosovës për Liberalizimin e Vizave. Ata p oashtu falënderuan edhe kompaninë ajrore EuroKoha që mundëson kthimin e tyre për në Kosovë që do jetë të dielën e ku pritet që në ora 11:00 të jenë tek Teatri I qytetit në Gjilan, në Sheshin “Agim Ramadani”, nga edhe ishin nisur.
“Rruga jonë dhe sakrifica jonë ishte e përbashkët me gjithë popullin shqiptar anë e mbanë ka ishin që në asnjë moment nuk mungoi përkrahja e tyre për të na dalë në ndihmë ku morali dhe vullneti ynë ngritej shumë lartë për t’ia arritur deri në cak për ti shtruar kërkesat e popullit të Kosovës në Selinë e Bashkimit Evropian. Tani po kthehemi me besimin dhe vullnetin e mire që misioni ynë u përmbyll me suksesin më të mirë të mundshëm për popullin”, thonë shtehtarët e lirë Nazim Ajdini,Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani, dhe Liridon Basha. /2L ONLINE/