(2LOINLINE) – Një gjyqtar e procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtatë të pandehurve D. M.,S. O., A. Xh., M. Sh.,I. M., B. S., G. V..
Sabit Shkodra, zyrtar për Informim në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka bërë me dije se të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe veprave penale nga nenin 327 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në seancën e djeshme prokurori i shtetit ka filluar aktvendimin e fillimit të hetimeve edhe ndaj të pandehurit F. S., i cili në seancë nuk prezanton për shkak se i njëjti gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore është gjendur për intervistim në Prishtinë dhe seanca ndaj të njëjtit do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Pas vlerësimit të të gjitha shkresave bashkangjitur me kallëzimin penal,gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve. /2lonline/