Policia shqiptare arrestoi Ekrem Gashin, 35 vjeçarin nga Kosova, i cili ishte kërkuar nga INTERPOL-i, i akuzuar për grabitjen spektakolare të dyqanit “Rolex” në Bahrein.
Shtetasi i Kosovës ishte arrestuar në kufirin shqiptar, pas që policia ka konstatuar se ndaj tij kishte të lëshuar një fletë-arrest ndërkombëtar.
10 shtatori ishte data e grabitja kur Gashi dhe disa të dyshuar të tjerë ishin pjesë e një grupi që grabitën dyqanin “Rolex” në Bahrein.
Gjithë ky grup hyri në dyqanin në qendër të qytetit të veshur të gjithë me veshje islame, pasi ajo mbyllej në 22:00.
Ata kanë arritur që të plagosin rojën e dyqanit dhe më pas kanë grabitur 79 orë të llojit Rolex, me një vlerë prej 1.4 milion dollar.Dëshmitë e mbledhura nga policia, për të identifikuar të dyshuarit dhe Byroja Qendrore Kombëtare në Bahrein, kërkoi ata duke i përfshirë në “listën e kuqe” të Interpol-it e cila menjëherë ju përcoll 190 vendet anëtare.
Arrestimet u kryen nga Interpoli në bashkëpunimin e ngushtë në mes të BKT Bahreinit , komanda e Interpolit dhe Qendrën Koordinuese ( KKK) dhe në Lindjen e Mesme dhe njësitë e Afrikës së Veriut, të cilat vazhdojnë të ndërlidhet në kërkim të vazhdueshëm për të dyshuarit e mbetur .
Emmanuel Leclaire, zëvendës drejtor i KKK-së , tha se arrestimet ishin një shembull i rezultateve të cilat mund të arrihen nga vendet anëtare bashkëpunojnë nëpërmjet Interpol-it