Në Moravën e Karadakut, me organizimin e forcave, në zonën e Gjilanit u mor Idriz Seferi, që arriti të grumbulloj më se 6.000 luftëtar të cilët u hodhën në kufirin me Serbinë, ku së bashku me forcat e vendit u bënë ballë njësive të Armatës së Tretë serbe. Luftimet në këtë trevë juglindore të Kosovës vazhduan 7 (shtatë) ditë, duke filluar nga koha e sulmit të ushtrisë serbe më 15 tetor të vitit 1912.
Shkruan: Sami ARIFI
Shqiptarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Llapit dhe të krahinave përreth, qëndruan me vendosmëri në luftimet e Merdarit (14-18 tetor) të vitit 1912, në veri të Podujevës, forcave të armatës së Parë dhe të Tretë serbe. Ushtria turke para betejave kishte braktisur frontet.
Luftimet në Merdar ishin të ashpra, pas shumë humbjeve të mëdha nga ushtria serbe, megjithatë serbët e morën Merdarën, depërtuan në Podujevë dhe ia mësynë më 20 tetor Prishtinës, ku hasën në rezistencë të vendosur të shqiptarëve, por ata vullnetar luftëtar në mungesë municioni, u detyruan të tërhiqen nga qyteti i Prishtinës.
Mbrojtja Shqiptare nga kufiri Rashkë-Podujevë ishin nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Me organizimin e mbrojtjes në veri të Prishtinës u mor Hasan Prishtina, ndërsa në Gjakovë, Plavë e Guci, Bajram Curri.
Në Moravën e Karadakut, me organizimin e forcave, në zonën e Gjilanit u mor Idrz Seferi, që arriti të grumbulloj më se 6.000 luftëtar të cilët u hodhën në kufirin me Serbinë, ku së bashku me forcat e vendit u bënë ballë njësive të Armatës së Tretë serbe. Luftimet në këtë trevë juglindore të Kosovës vazhduan 7 (shtatë) ditë, duke filluar nga koha e sulmit të ushtrisë serbe më 15 tetor.
Pasi ushtria serbe theu kufirin juglindor të Kosovës, ajo pushtoi më 24 tetor qytetin e Gjilanit. Më 23 tetor serbët pushtuan Vuçitërnën e pas saj Mitrovicën. Ushtria serbe tashmë kishte objektiv pushtimin e Ferizajt të Kumanovës e të Shkupit, për të vijuar më tej marshimin drejt jugut dhe drejt pjesës perëndimore të Shqipërisë. Më 23-24 korrik të vitit 1912, Armata e Tretë serbe filloi një marshim drejt Shkupit e Kumanovës.
Në Betejën e Kumanovës morën pjesë shumë luftëtar të Anamoravës. Më 24 qershor ushtria serbe pushtoi Lipjanin dhe po në këtë ditë iu ofrua edhe Ferizajt, ku dhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10.000 vullnetarëve shqiptarë. Në mesditën e 25 tetorit ushtria serbe filloi sulmin e përgjithshëm mbi qytetin e Ferizajt të cilin e pushtoi në mbrëmjen 25 tetorit.
Forcat shqiptare u tërhoqën prej Kaçanikut. Pas dy ditë luftimesh të ashpra në grykën e Carralevës me 2.000-3.000 vullnetar shqiptarë, forcat serbe pasi lanë këtu shumë ushtarë të vrarë e të plagosur, më 26 tetor e pushtuan këtë grykë.
Më 30 tetor u pushtua edhe Prizreni. Beteja mjaft e madhe u bë më 23-24 tetor në Kumanovë në mes Armatës së Parë serbe prej 126.000 trupash dhe armatës turke që kishte vendosur në frontin e Vardarit afro 50.000 luftëtar, midis të cilëve kishte edhe mijëra luftëtarë shqiptarë, vullnetar të ardhur nga treva e Kumanovës dhe nga rrethina të tjera.
Më 24 tetor ushtria turke u thye përfundimisht në Kumanovë, në betejën e Kumanovës u vra gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve të Gjilanit. Numri i përgjithshëm që u vranë në këtë betej arriti në 10.000 veta. Ata pushtuan Vilajetet e Manastirit të Shkodrës e të Janinës, kaluan npër luginën e Drinit, pushtuan Lumën, Mirditën e Matin, dolën në Lezhë dhe u dyndën në Shqipërinë e Mesme.
Një pjesë e tyre iu drejtua Durrësit, kurse kolona tjera u nisën drejt veriut dhe, së bashku me forcat malazeze që kishin marrë Shëngjinin, plotësuan rrethimin e Shkodrës. Shqiptarët nuk qenë në gjendje të braktisin sulmet e kombinuara të aleatëve ballkanik, nga se ishin të braktisur nga ushtria osmane, edhe se luftuan kudo.
Shkruan një gjeneral turk: “Pjesëmarrja në këto beteja e shqiptarëve ishte e madhe, luftuan me trimëri për të mbrojtur atdheun e vet, tokën amtare, ata nuk e braktisën asnjë herë frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijën e luftës”.
Në fillim të dhjetorit të 1912, ushtritë serbo-malazeze kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën në jug deri në luginën e Shkumbinit në vijën Durrës-Kavaj-Peqin-Elbasan, Pogradec-Strugë.
Pasi forcat turke ishin thyer në Thesali e Epir, Ato (greke) morën Selanikun, rrethuan Janinën, shtinë në dorë Sazanin dhe zbarkuan në Himarë, të cilën e pushtuan grekët bashkë me disa fshatra përreth.
Qeveritarët e Serbisë të Malit të Zi dhe të Greqisë, pas sukseseve të para, si dhe shtypi i tyre filluan të deklaronin hapur qëllimet e veta ndaj Shqipërisë, duke përdorur argumente absurde të paaftësisë së “fiseve të egra” e “barbare” shqiptare për të formuar shtetin e vet. Deklarata këto që shoqëroheshin me një veprimtari gjakatare, terroriste, shfarosëse të ushtrisë malazeze, serbe e greke kundër popullsisë shqiptare që nuk mëshiruan as gratë, as fëmijët as pleqtë.
Ky pushtim në Kosovë u shoqërua me vrasje në masë të luftëtarëve kosovarë dhe me masakrimin e me shpërnguljen e popullsisë. Serbia kishte qëllim që në këto troje të bënte shtet të pastër serb, pra nacional, prandaj proklamata në fillim të luftës, e mbretit serb, për barazi në shtetin e tij, ua zunë vendin urdhrat për shfarosjen e shqiptarëve. Gjeneralët serbë pranonin haptas se ne linim të qetë turqit, por vramë sa mundëm ata që ishin shqiptarë.