“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojë përmes Luginës së Preshevës, është shprehur Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.
Ai tha për radioevropa e lirë se përfaqësuesit shqiptarë në Jug të Serbisë janë inkuadruar në bisedat kur në vitin 2013 i kanë dorëzuar qeverisë në Beograd plani shtatë pikësh për avancimin e pozitës shqiptare në Luginë të Preshevës.
“Raportet e shtetit ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon janë ndihma më e mirë që Serbia mundë të bëjë për serbët në Kosovë. Kjo është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe marrëdhënieve shqiptaro-serbe në të ardhmen./Titulli.com/