Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” nga Bujanoci, në qendrën e qytetit sot zhvilluan aksionin për vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtur ambientin jetësor
Gjatë këtij aksioni pjesëmarrësit e rinj kanë shpërndarë material rreth mirëmbajtjes së ambientit, projekt ky i cili po realizohet nga programi EU Progres në bashkëpunim me agjencinë konsultative “Executive Group” dhe shoqatën e qytetarëve “Generator” nga Vranja.
“Qëllimi i kampanjës është para se gjithash ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit jetësor. Me këtë kampanjë synojmë që të i nxisim qytetarët të mendojnë ndryshe lidhur me mbeturinat dhe menaxhimin e tyre”, tha të enjten Radule Ristoviq – Koordinator i lartë për Jugun e Serbisë nga EU-Progress, raporton Titulli.
Nxënësit apelojnë dhe theksojnë që të marrin iniciativa që do të ishte në mbrojte të mjedisit jetës për një ambient dhe pastërti të qytetit.
Bastri Memeti, bashkëpunëtor i pavarur për mbrojtjen e mjedisit pranë komunës së Bujanocit me këtë rast tha se kjo komunë është angazhuar rreth grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave.
“Konkretisht tani mund te them se është bërë sajimi i deponisë së qytetit dhe është fituar projekti për stacionin transferues që është në kuadër të planit regjional të menaxhimit me mbeturina. Vitet e fundit është zgjidhur edhe problemi me mbeturinat e hekurit pasi në këtë komunë operojnë katër deponi për grumbullimin e këtyre mbeturinave. Sa i përket plastikës ka të interesuar që të bëhet dhe riciklimi saj dhe do të shohim mundësin e zgjedhjes së këtij problemi”, u shpreh Basri Memeti.
Gjatë kampanjës në muajt e ardhshëm do të organizohen aksionet e pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave, dhe organizimet nëpër rrugë ku pritet pjesëmarrje e lart e qytetarëve, si dhe një varg trajnimesh, në mënyrë që qytetarët e komunave të përzgjedhura të stimulohen të krijojnë një ambient ku mbrojtja e mjedisit jetësor do të jetë një prioritet zhvillimor i çdo komuniteti lokal.
Në këtë aksion të ndërmarrë nga organizatat e mësipërme do të përfshihen komunat: Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Vranjë, Leskovc dhe komuna e tjera të kësaj pjese të Serbisë.
Projekti do të zbatohet nën mbështetjen financiare të unionit Evropian dhe Qeverisë së Zvicrës nëpërmjet programit për partneritet me komunat – EU Progres, në bashkëpunim me agjencinë konsultative Executive Group dhe Shoqatën e qytetarëve “Generator” nga Vranja./Titulli.com/