Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur nga vendi i 45 në të 48, për shkak se janë ngritur në renditje skuadrat që një muaj më parë ishin shumë pranë me pikë me kombëtaren shqiptare.
Për ironi të fatit përpara kombëtares sonë në renditjen e re të FIFA-s gjendet Serbia, kundërshtari ynë në grupin I, që ka humbur 12 pozicione, duke zbritur nga vendi i 34 për të ndarë me pikë të barabarta me Turqinë vendin e 46 dhe të 47.
Për të qëndruar tek kundërshtarët tanë të Grupit I kualifikues për Euro 2016, është Portugalia që ka pozicionin më të mirë me vendin e 9, duke lënë pas Spanjën dhe Italinë.
Në vendin e 32 të renditjes botërore gjendet Danimarka teksa Armenia është skuadra me renditjen më të keqe të FIFA-s në grupin tonë eleminator të Euro 2016, me vendin e 75 në kuotën e 432 pikëve.
Nuk ndryshon asgjë në treshen e kreut të klasifikimit me Gjermaninë që ruan vendin e parë e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. Në 5 të parat Belgjika dhe Holanda këmbejnë vendet me tulipanët që zbresin në vendin e 5.
Renditja e FIFA-s, për muajin tetor
1. Gjermania
2. Argjentina
3. Kolumbia
4. Holanda
5. Belgjika
6. Brazili
7. Uruguai
8. Spanja
9. Franca
10. Zvicra
————–
48. Shqipëria