Tri humbjet radhazi dhe barazimi përmbyllës i fushatës kualifikuese në Grupin E për “Botërorin 2014” i kanë kushtuar Kombëtares shqiptare me humbjen e 13 vendeve në renditjen e FIFA-s për muajin shtator, duke u zënë pozitën e 58-të, me 563 pikë.
Në krye të listës vijon të jetë Spanja, kampione e botës dhe e Evropës në fuqi, duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që befasitë e këtij muaji mund të quhen Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen në vendin e pestë dhe të shtatë, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror, si: Italia, Holanda apo Anglia. Vendi i katër është rezervuar për Kolumbinë, derisa i gjashti për Uruguain. Brazili i Luiz Felipe Skolarit nuk renditet në “Top 10”, por duhet të kënaqet me vendin e 11-të. /rtk/