(2LONLINE) – Në stadiumin e qyteti të Gjilanit ballafaqimi mes skuadrës nikoqire KF Drita dhe asaj mysafire nga kryeqendra KF Prishtina. ndeshje kjo e Javës së 28-të në Raiffeisen Superligë, përfundoi pa fitues. (1-1). Por, skuadra gjilanase ka reaguar sot lidhur me referimin në këtë takim.
Nënkryetari i Bordit te KF Drita, Besim Ismaili ka thënë se në botën e futbollit modern dinamika e lojës mund të bëj që referi kryesor nganjëherë të mos sheh rastet e prekjes me dorë apo të ndonjë ndërhyrjeje brenda zonës së rreptësisë dhe jashtë saj, por në ndeshjen Drita – Prishtina, referi H. Hajdari dështoi totalisht!
“FFK, nëse jeni thirrur deri me sot për imazh të futbollit të Kosovës me incizimet e futbollit te qytetit të Gjilanit në nuk do të ju garantojmë që do të vazhdojmë me këtë ritëm, nëse ju nuk i edukoni referët e tuaj për ndarjen e drejtësisë”, ka thënë Ismaili.
Ai tha se KF Drita si çdo here edhe në rastin e fundit kur Kosova ishte para ndeshjes historike ndaj Haitit është marre shembull për organizim dhe mikpritje të shkëlqyeshme dhe për atë ishin prezent mysafirë nga rajoni dhe televizione si canal+ etj, për ti treguar se këtu dimë dhe luajmë futboll. Drita do të vazhdojë të plotësojë kushtet për tu zhvilluar një ndeshje futbolli në mënyrën më të mirë të mundshme me një referim pa presion, por nuk do të tolerojë më padrejtësi.
“KF Drita Jemi shembull për të gjithë ekipet Kosovare se si organizohet një ndeshje futbolli, të gjitha ekipet kosovare citojnë se te ju ndihemi shumë mire si në shtëpi , sepse këtu luhet futboll, nuk ka rëndësi se kush fiton, por nuk mundemi të lejojmë që një refer të vijë te drejtojë një ndeshje me tendencë për qëllime të caktuara apo ka simpati ndaj ndonjë klubi dhe të dëmtojë ndonjë klube tjetër, tek ne nuk do të ketë vend më, me këso gjera” ka thënë ismaili.
Sipas tij, në javën e fundit që Drita e luajti në shtëpi me Prishtinën ishim dëshmitarë të një referimi katastrofal dhe të njëanshëm dhe për gjithë këte u përkujdes referi nga Drenasi H.Hajdari .
“Me refer si H.Hajdari po dëmtohen edhe klubet, sepse donatorët të cilët i kemi, vetëm kanë filluar te shfaqin pakënaqësi “ Nuk po ja vlen me investu, shiko se çka po bënë etj etj”. Kështu që ne nuk do të lejojmë të luajnë me mjetet tona, djersen e lojtareve dhe ndjenjat e dashamirëve te futbollit të cilët na përcjellin vazhdimisht”, thotë përfaqësuesi i KF Drita Besim Ismaili.
AI shton tutje se FFK nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit ka pasur të arritura të mëdha , mirëpo KF Drita i bënë thirrje që të merr hapa të mëtutjeshëm ndaj referëve që bëjnë skandale dhe nuk dinë të drejtojnë një ndeshje për të cilën ata delegohen dhe trajnohen apo kanë ndonjë tendencë sikurse në ndeshjen Drita – Prishtina, siç u pa nga të gjithë të pranishmit për një referim skandaloz që i shërbeu shumë Prishtinës e cila nuk e meritoi edhe atë pike që e mori.
“FFK, me këso referime të tilla sigurisht se do të merr kahje negative futbolli i Kosovës dhe kështu po humb shikueshmëria e cila nëpër shume stadiume Kosovare po mungon. FFK, KF. Drita ju bënë thirrje mos na dërgoni gjyqtar të këtij lloji, të cilët si duket nuk kanë njohuri për punën që bëjnë se nuk ju garantojmë siguri”, thotë në fund të reagimit nënkryetari i bordit të KF Drita, Besim Ismaili. /2lonline/