(2LONLINE) – Komedia “Paraja”, e realizuar nga trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi ka fituar çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e 12-të të Festivalit të Teatrove Shqiptare në Maqedoni që në Dibër, ndërkohë që edhe gjilanasit janë nderuar me një çmim pasi për regjinë më të mirë është shpërblyer Erson Zymberi me shfaqjen “Pacienti i dr. Frojdit” të Teatrit të Gjilanit.
Këtë e konfirmuan edhe drejtuesit e Teatrit të Gjilanit duke thënë se shfaqja e Teatrit të Qytetit të Gjilanit “Pacienti i Dr. Frojdit” e autorit Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit, është shpërblyer me çmimin “Sylejman Pitarka që ipet për regjinë më të mirë të Festivalit “Teatri Shqiptar ne Maqedoni” , Dibër 2002-2013.
Përndryshe, ne konkurrence ishin shfaqjet:
Teatri Kombetar i Kosoves me shfaqjen “Perplasjet”, autor dhe regjisor Ekrem Kryeziu
Teatri i Qytetit – Gjilan me shfaqjen “Pacienti i Dr. Frojdit”, autor: Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit
Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Paraja” autor: Rej Kunej, regjisor: Ilir Bokshi
Teatri i Kumanoves, me shfaqjen Cfare ka pare sherbetorja, autor: Joe Orton, regjisor: Kastriot Saqipi
Teatri “Petro Marko” – Vlore, me shfaqjen “Te gjithe me huqe”, autor: Laurent Bafi, regjisor: Eliona Thomaraj
Teatri “Andon Zako Cajupi” – Korce me shfaqjen ” Borxhezi fisnik” autor: Molieri, regjisor: Erion Isai
Akademia e Arteve – Tirane me shfaqjen “Joan Padan dhe Amerikat”, Dario Fo, regjisor: Milto Kutali
Juria ne perberje: Prof. Dr. Salajdin Salihu, Prof. Milto Kutali dhe Prof. Agim Selimi vlerësuan shfaqjet gjate tere festivalit.
Përndryshe, shfaqja fituese “Paraja”, është realizuar nga regjisori kosovar Ilir Bokshi ndërsa bën fjalë për një farsë angleze të aktorit dhe shkruesit të teksteve Rej Kuni, dhe konsiderohet si një nga komeditë më intriguese të tij.
Ndërkohë aktorja e cila luan në këtë shfaqje, Zarije Jonuzi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor, nga juria profesionale e festivalit e përbërë nga Milto Kutani, Selajdin Salihu dhe Agim Selimi.
Çmimi “Aktori më i mirë” i është ndarë Çun Lajçit për rolin në shfaqjen e regjisorit Ekrem Kryeziu “Përplasja” të realizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Juria ka ndarë edhe çmimin aktori me i mirë joprotagonist i cili i ka takuar Albano Prodanit si dhe çmimet speciale për aktorët Pajazit Murtishi dhe Arben Derhemi.
Në festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni” gjatë 6 netëve të kaluara janë prezantuar shfaqje të ndryshme teatrale nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. /2lonline/