Gjilanasi Shkumbin Miftari përfaqësoi Kosovën në Kupën Botërore të Fizarmonikës (Trophée Mondial De L’accordéon) edhe atë suksesshëm.
Në një nga kompeticionet më të rëndësishme botërore në instrumentin e fizarmonikës, kishim për herë të parë përfaqësuesin nga Republika e Kosovës e më saktë nga qyteti i Gjilanit, Shkumbin Miftari dhe doli që ai të radhitet në Top 5-she, nga 750 konkurrentë, nga shumë vendet e botës
Përndryshe, këtë vit pjesëmarrës ishin mbi 50 shtete të botës, 110 anëtarë të jurisë profesionale dhe 750 konkurrentë, ku sot përfundoi finalja, e ku mori pjesë edhe Shkumbin Miftari, i cili zuri vendin e pestë.
“Ishte një përfaqësim i denjë për mua si instrumentist dhe vendin tim, pasi që Kosova u përfaqësua për herë të parë në këtë kompeticion”, thotë Miftari, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Ai ka falënderime të pafund për vlerësimin profesional të jurisë të mrekullueshme të Trophée Mondial De L’accordéon. Poashtu, një falënderim shumë të madh për të gjithë ata të cilët e mbështetët gjatë gjithë kohës, duke përfshirë portalet, mediat, miq dhe dashamirë e veçanërisht familjarëve të tij.
Përndryshe, rrjedha e këtij kompeticioni nisi në vitin 1951, e cila organizohet çdo vit në shtete të ndryshme të botës. /2LONLINE.com/
Ndiqni performancën në linkun në Youtube.
https://www.youtube.com/watch?v=GlXx69LsqWE