Ömer Lekesiz, shkrimtar dhe kritik letrar nga Turqia, të mërkurën do të jetë në panelin e organizuar nga Qendra Kulturore Turke “Yunus Emre”, në Prishtinë , në ora 17:00. ” Pse duhet të merremi me Artin dhe Letërsinë”është titulli i temës së paneli, ndërsa të interesuarit mund të njihen më për së afërmi me këndvështrimin e shkrimtarit Lekesiz, i cili ia kushtoi jetën letërsisë dhe kritikës letrare.
Ömer Lekesiz, i takon gjeneratës së krijuesve të viteve të ’80-ta dhe njihet si shkrimtar i antologjisë së tregimit turk i përbërë nga 5 vëllime. Njihet si një ndër themeluesit e revistave “HECE” , të letërsisë dhe “HECE”, të tregimit. Jeta letrare e tij filloi në vitin 1982 me shkrimin e një vlerësimi të një libri që u botua në revistën “MAVERA” . Më vonë shkrimet e tij fokusohen mbi kritikën letrare.Në vitin 2001 nga Unioni i Shkrimtarëve të Turqisë është shpërblyer me çmimin e kritikës për punimet mbi tregimin në letërsinë turke ( 5 vëllime). Nga shoqata e njëjtë në vitin 2002 merr çmimin“Publikimi Elektronik”
Së fundi Ömer Lekesiz botoi librin me titullin “ Pse duhet të merremi me letërsinë dhe artin” që vlerëson nocionin dhe kritikat aktuale mbi artin.