(2L ONLINE) – Grupi Shumëkombësh Luftarak-Lindje ka mbajtur ceremoninë e ndërrimit të komandës duke shënuar kështu edhe tranzicionin nga rotacioni KFOR 18 tek KFOR 19, kjo një terminologji që përdorët për të dalluar rotacionet e ndryshme përbrenda GSHKL-Lindje.
Brigada e 504-të për Vështrim në Betejë nga kampi Fort Hood në shtetin e Teksasit ka dorëzuar komandën tek Brigada e 4-të e Këmbësorisë, Divizioni i 25-te i Këmbësorisë që vijnë nga kampi Elmendorf-Richardson nga shteti i Alaskës.
Përgjatë 9 muajve Brigada e 504-te dhe njësitet shumëkombëshe nën komandën e tyre kanë kryer operacione të numërta me partnerë të ndryshëm të tyre në Kosovë, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe EULEX-in.
Gjate fjalimit të tij komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori i ushtrisë Italiane Francesco Paolo Figliuolo, përgëzojë 504-te duke përmendur misionet e shumta që brigada ka kryer.
Nën 504-tën, GSHKL Lindje “ushtarët tuaj të njësisë së Asgjësimit të Lëndëve Plasëse i janë përgjigjur 187 kërkesave për asgjësimin e Mjeteve të Paplasura. Pilotët tuaj ofruan mbi 2,618 orë fluturimi. Ju po ashtu keni fluturuar në 27 Misione të Evakuimit Mjekësor përfshirë këtu edhe shpëtimin ndërkufitar të dy partnerëve të EULEX-it në Shqipëri,” ka thënë Figliuolo.
Po ashtu Figliuolo theksoj rezultatet tjera të GHKL Lindje përgjatë 9 muajve që përfshinë përkrahjen e suksesshme për zgjedhjet qendrore dhe lokale, trajnime për FSK-në dhe patrullimet përgjatë vijës administrative të kufirit me Serbinë, që në mënyrë direkte ka ndikuar në zhvillimin e misionit të KFOR-it.
“Koha që brigada ka kaluar në Kosovë ka qenë shpërblyese si profesionalisht dhe personalisht për të gjithë pjesëtarët e grupit luftarak,” tha Koloneli i ushtrisë Amerikane Charles Hensley, komandant i Brigadës 504-te si dhe komandant i GHSKL Lindje. “E di që mund të flas në emër të gjithëve kur them se kohën që kemi kaluar këtu [në Kosovë] nuk do të harrohet shpejt sepse marrëdhëniet që kemi krijuar me njerëzit e Kosovës do të ketë ndikim të gjatë dhe pozitiv për vitet që vijnë.”
Gjatë konferencës për media pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i ri i GSHKL Lindje, Nënkolonel Clint Baker, falënderoj paraardhësin e tij dhe përmendi të nesërmen duke përshkruar nderin e trashëguar në këtë mision, që ja lejon GSHKL Lindje të shërbejë popullin e Kosovës.
“Ne e shohim këtë mision si një rast të shkëlqyeshëm për të punuar së bashku me partnerët shumëkombësh dhe asistimin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në punën e tyre për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes në Kosovë,” tha Baker.
“Puna ekipore do të na mundësojë të jemi të suksesshëm dhe suksesi jonë do të kontribuojë në një të ardhme të ndritur për popullin e Kosovës.”
Brigadës se 4-të, të Këmbësorisë së Lehtë, Divizioni i 25-të i Këmbësorisë u janë bashkangjitur edhe Skuadroni i 1-rë, Regjimenti i 40-të si dhe njësitet e trajnuara mirë nga vendet si Gjermania, Polonia, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Armenia si pjesë e formacionit të grupit luftarak.
Si pjesë e misionit të KFOR-it, GSHKL Lindje kryen operacione paqësore në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshje Tekniko Ushtarake në mbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt duke lejuar liri të lëvizjes kudo në Kosovë. /2L ONLINE/