(2L ONLINE) – Nnxënësit e shkollës fillore “Vatra e Diturisë“ në Livoç të Epërm aktivitetet sportive do t’i zhillojnë në mënyrë normale, ngase Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejoria Komunale e Arsimit, ka rregulluar fushën sportive në mënyrë moderne me të gjitha standardet, ku përfshihet asfaltimi, rregullimi i tribunave etj, thonë drejtuesit e DKA-së.
Përveç kësaj, Komuna ka bërë edhe rregullimin e oborrit me kubëza betoni, sikurse edhe ka investuar në invertar të shkollës, banjo etj., derisa duhet theksuar se në këto investime ka kontribuar edhe OSBE, Ambasada Norvegjeze, e komuniteti i fshatit.
Drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, i shoqëruar nga asambleistja Shpresa Kurteshi, ka vizituar punimet që janë bërë në këtë shkollë, duke i shprehur i kënaqur me cilësinë e tyre.
Musa ka falënderuar OSBE-në, Ambasadën Norvegjeze dhe komunitetin e fshatit, ndërsa vlerësoi se pas këtyre investimeve të Komunës procesi mësimor do të jetë shumë më cilësor.
“Së pari dua ta falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe që po e jep për asimin, për ta bërë këtë sektor sa më cilësor sepse nxënësit janë e ardhmja e jonë. Poashtu, falënderoj edhe OSBE-në, Ambasadën Norvegjeze dhe komunitetin e fshatit për kontributet e tyre. Gjatë këtij viti, Drejtoria Komunale e Arsimit ka realizuar shumë projekte të mëdha në arsim dhe me dinamikë edhe më të madhe do të vazhdojmë edhe në vitin që po vie”, ka deklaruar drejtori Nazmi Musa.
Investimet e Komunës në finalizimin e këtyre punëve kapin shifrën e mbi 30 mijë eurosh, OSBE dhe Ambasada Norvegjeze kanë kontribuar me 8000 euro, ndërsa komuniteti me 5000 euro.
Sektori i Arsimit është ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./2L ONLINE/