(2LONLINE) – Shoqata atdhetare “Dukagjini” me seli në Shkodër ka nderuar me mirënjohje këngëtarin gjilanas Xhemajl Berishën.
Berisha i njohur për publikun me prezantimet e tija me këngë popullore e folklorike e vlerëson si të një rëndësie të posaçme këtë nderë që iu është bërë nga shkodranët të cilët vlerësojnë veprimtarinë e tij.
Përndryshe, Shoqata atdhetare “Dukagjini” që ka selinë në Shkodër, bashkë edhe me shoqata tjera, si ajo “Martin Dreshaj” nga Peja por tani edhe me Shoqatën “Shpëtimi”, nga Medvegja bëjnë organizime e takime gjithëkombëtare duke përfshirë aktivitete kulturore të cilat mbahen në: Shkodër, në Malësi të Madhe, Pejë, Deçan, Istog, Prizren e gjetiu.
Berisha ka thënë se si këngëtarë gjilanas merr pjesë nëpër këto takime që katër vite e ku prezantohet me këngë popullore e folklorike, por edhe me grupin e tij “Fluturat”, që është një grupi i valltarëve të vegjël, që prezantohen me valle popullore tradicionale.
Berisha ka thënë se Shoqata në fjalë e ka nderuar me mirënjohje atë, me motivacioni: kultivues i këngës dhe i ruajtjes së traditës kombëtare dhe për bashkëpunim për çështje atdhetare me këtë shoqatë.
Ai thotë ta vlerëson këtë mirënjohje si të rëndësishme pasi në këtë mënyrë po i respektohet veprimtaria, ndërsa ka rikujtuar se vitin e kaluar edhe nga shoqata “Martin Dreshaj “ është nderuar me mirënjohjen që mbante emrin e rapsodit “Sali Mani” që po ashtu e vlerëson të rëndësishme.
Përndryshe, Berisha thotë se ai po vazhdon me aktivitetet e tija si me këngë si me grupin e valltarëve edhe atë në bashkëpunim me televizione të ndryshme në Kosovë, por edhe në Maqedoni, duke i shpalosur kështu vlerat e folklorit. /2lonline/