Goran Gjorgjeviq (1969) nga fshati Krshevicë i komunës së Bujanocit, policë i njësisë intervenuese të stacionit në Bujanoc, më lëndime të rënda trupore që rrezikojnë jetën, sonte rreth orës 19:00 është pranuar në Qendrën Klinike në Nish.
Rreth orës 18:00, gjatë një ndjekje të policisë, në afërsi të pompës së benzinës “Cuki” në rrugën qarkore Tërnoc – Bujanoc, drejtuesi i makinës “Audi” me targa të huaja ka shkelur policin Gjorgjeviq dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Titulli.
Në bazë të informacioneve të afërta me policinë, njësia intervenuese pjesë e së cilës ishte edhe Gjorgjeviq, kishte marrë urdhër për të ndaluar “Audin” e zi me targa të Zvicrës, me qëllim konfiskimin e drogës e cila ishte tek drejtuesi i makinës.
Në momentin që ngasësi ka kuptuar se policia i ka përgatitur një kurth, ai ka shtypur gazin e makinës duke goditur Gjorgjeviqin dhe me shpejtësi ka ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Tërnocit.