(2LONLINE) – Janë 19 mijë shërbyes civil në nivel vendi të cilët u garantuan nga Qeveria e Kosovës përmes ligjit në projekt-buxhetin për vitin 2014-të për rritjen e pagave në nivel vendi , ende vazhdojnë të punojnë me paga aktuale që arrin shumën jo më shumë se deri në 300 euro.
Mursel Zymberi kryetar i sindikatës së shërbyesve civil të Kosovës thekson se shërbyesit civil ndjehen të diskriminuar në këtë drejtim , dhe kërkojnë nivelim të pagave me sektorët e tjerë.
Ai thotë se që nga nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit atëherë kur pagat u rritën 30% , kryeministri i vendit Hashim Thaçi sërish premtoi rritje të pagave por kësaj radhe për 20% për një periudhë gjashtë mujore, por kjo asnjëherë nuk u realizua në të vërtetë.
“Kërkojmë nivelim të pagave si sektorët e tjerë , kërkojmë që kësaj radhe premtimi i rritjes së pagave për 20% të realizohet ashtu siç u premtua’’ shprehet Zymberi.
Ai më tej shton se shërbyesit civil kërkojnë përmirësimin e kësaj gjendje fillimisht me rritjen e pagave në mënyrë lineare për 50% ashtu siç deklaroi Qeveria e vendit
Mirëpo në anën tjetër përgjigjet për këto kërkesa sipas Zymberit kanë qenë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për rritje të pagave në nivel vendi , por këta të fundit këto ditë presin një përgjigje definitive nga krerët shtetëror.
E nëse kërkesat e tyre nuk realizohen apo nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin , si dhe nga ministrisë si financave , nuk përjashtohet mundësia e hyrjes në grevë , mbajtjes së ndonjë proteste të mundshme apo edhe marrjen e shumë masave tjera radikale që dërgojnë ata deri tek realizimi i kërkesave.
“Do të hyjmë në grevë , do të protestojmë , nëse është e rrugës do të marrim edhe masa radikale vetëm për të realizuar këto kërkesa të drejta dhe të nevojshme’’ shprehet Zymberi.
Ndryshe ligji për rritjen e pagave në nivel vendi është aprovuar në vitin 2010 , dhe që nga janari i këtij viti është dashur që shërbyesit civil të punojnë me paga të ngritura prej 50% , mirëpo kjo vetëm pritet të ndodh në të ardhmen. /E.J/2lonline/