Zvicra e ka mposhtur Perun me rezultat 2:0 në ndeshjen miqësore. Golin e dytë për helvetikët e ka realizuar Xherdan Shaqiri. Përfaqësuesja e Zvcrës ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Perus me rezultat 2:0. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, derisa në të dytën janë realizuar dy gola.
Në minutën e 78-të Stephan Lichtsteiner shënoi për 1:0, derisa gjashtë minuta pa përfunduar takimi Xherdan Shaqiri shënoi për 2:0. Në këtë takim, Shaqiri është inkuadruar në lojë në minutën e 64-të në vend të Granit Xhakës që ishte titullar. Nga minuta e parë kanë luajtur Valon Behrami, i cili në minutën e 46-të ia ka liruar vendin Blerim Zhemajlit dhe Admir Mehmedi, i cili është zëvendësuar në minutë e 87-të.