Xherdan Shaqiri (22) flet për cilësinë e Zvicrës dhe rolin e tij në kombëtaren zvicerane në Kupën e Botës që mbahet në Brazil.
Futbollisti shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri, si 18-vjeçar ishte pjesë e debutimit të tij në Botëror për Zvicrën në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.
Ylli kosovar i futbollit, Xherdan Shaqiri, tha të jetë shumë e rëndësishme ajo që ka qenë pjesë e skenës më të madhe të futbollit botëror dhe thotë se këtë herë do ta japin maksimumin që ta bëjnë Zvicrën krenare në Brazil.
Xherdan Shaqiri tha se ekipi aktual i kombëtares zvicerane është më i mirë se i viti 2010.
“Po, tani jemi më shumë se një ekip dhe luajmë më shumë së bashku, dhe krejt në fund, jo më pak e rëndësishme se jemi gjithashtu më të talentuar. Lojtarët kanë luajtur në klube të njohura ndërkombëtarisht dhe ne kemi bërë një ekip shumë të mirë”, tha Shaqiri.
Zvicra do të përbëhet nga pesë futbollistë shqiptarë në Kampionatin botëror në Brazil.
Skuadra helvetike do të përfaqësohet nga pesë futbollistë shqiptarë dhe i vetmi që mungon është mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami.
Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi janë kontingjenti i futbollistëve shqiptarë në ekipin e Zvicrës për garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar që do të mbahet në Brazil.
albinfo.ch