Familjarët e 44 viktimave civile të vrarëve më 5 prill të vitit 1999 në Rezallë të Skenderajt, të cilët forcat serbe i larguan nga vendi i krimit, janë takuar me përfaqësues të institucioneve për t’u njoftuar për procesin e gërmimeve të nisura në Rudnicë të Rashkës.
Në bazë të një dokumenti të lëshuar nga forcat serbe, i cili po dokumentohet edhe nga vetë serbët vërteton se në Rezallë ka pasur masakër edhe serbët po e pranojnë. “Ne familjarët jemi në kërkim të tyre”, thotë Muhamet Rukolli, familjar. Ata theksojnë se forcat serbe mbi të dashurit e tyre kishin ushtruar krim të dyfishtë.
Kushtrim Gara, nga Komisioni për persona të zhdukur deklaroi se gjetjet e fundit të mbetjeve mortore gjithë i obligojnë të bëjnë thirrje te institucionet ndërkombëtare dhe ato serbe të reflektojnë në këto raste, këto ditë në përpjekjen e përbashkët për gjetjen e këtyre personave sepse edhe mbi 1700 persona janë të pagjetur.
Zyrtarë qeveritar thonë se varreza masive në Rudnicë pas 15 vjetëve, hapet nga kërkesat e pareshtura të ndërkombëtarëve dhe palës kosovare.
“Në pamundësi për t’u përballur me forcat e UÇK-së dhe forcat ndërkombëtare të atyre të NATO-s ata u hedhën ndaj popullit të pafajshëm pleq, fëmijë, gra e burra vetëm që ishin shqiptar”, është shprehur Prenk Gjetaj, krzetar i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur.
Gërmimet në varrezën masive të Rudnicës vazhdojnë edhe gati për dy muajt e ardhshëm, familjarët e të pagjeturve nga Rezalla thonë se nuk mund të jenë të qetë deri në kthimin e eshtrave të të rënëve