(2ONLINE) – Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësia në Gjilan, në punën e vazhdueshme për luftimin e veprave penale ka konfiskuar mbi katër kilogramë substanca narkotike, si dhe ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar. Rasti ka ndodhur në fshatin Germovë,Komuna Viti,
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka thënë se me autorizimin e gjykatës kompetente hetuesit policorë kanë realizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, operacion ky që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe sekuestrimin e gjashtë paketimeve me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.
Hashani tha se pasi është bërë matja e substancës narkotike ka rezultuar të peshojë 4.917 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
I tërë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit.
Lidhur me rastin janë sekuestruar si dëshmi:një veturë e llojit Opel Astra, gjashtë paketime me substancë narkotike, dy telefona celularë
Me vendim të prokurorit personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./2lonline/