Nuri Seferi ka arrit të triumfoj kundër boksierit hungarez Tamas Lodi në ndeshjen e zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë, me ç’rast ka siguruar titullin e kampionit në kategorinë WBO Europe.
Seferi fitoren e siguroi me vendin unanim të gjyqtarëve, pasi që brenda 12 raundeve nuk arriti që kundërshtarin ta “Knock-Out”.
Për boksierin 37-vjeçar, kjo ishte fitorja 36 nga 43 ballafaqime sa ka pasur në karrierën e tij, ku 20 i ka fituar me “Knock-Out”.
Ndërkaq, pas këtij triumfi Seferi i është hapur rruga e luftës për titull të botë, të cilën e kishte humbur para dy vjetëve.