Gjilan – (2LONLINE) – U.D i Rektorit të Universitetit të Gjilanit, Prof.dr.sc. Arben Dërmaku dhe bashkëpunëtori i tij Flamur Hyseni, sot janë takuar me Basri Muja, drejtor në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.
Arsyeja e takimit ishte lidhur me njohjen dhe njoftimin për së afërmi të procesit të akreditimit, proces të cilin së shpejti do ta fillojë edhe Universiteti i Gjilanit.
Prof.dr.sc. Arben Dërmaku dhe z.Basri Muja janë dakorduar se do të bashkëpunojnë për gjatë tërë procesit të akreditimit të Universitetit të Gjilanit./2lonline/