(2LONLINE) – Me rastin e Festës së Flamurit-28 Nëntorit, sivjet për të pestën herë u hap manifestimi, tashmë, tradicional i Shoqatës së Arteve Pamore “Salloni i Gjilanit” e i cili përkon edhe me 10 vjetorin e punes së Galerisë së Arteve pamore të këtij qyteti.
Me këtë rast përgjegjësi për Galeri pastaj edhe kryetari i Shoqatës së Arteve Pamore folen për këto dy aktivitete kulturore të Gjilanit që kanë lidhshmëri të pandashme në mes vete. Përzgjedhësit e punimeve për këtë ekspozitë të Sallonit të Gjilanit- të pestit me radhë, paten punë të vështirë, sepse nga shumë punime të arritura, përzgjodhën për ekspozitë 19 punime të po kaq artistëve. Me piktura u paraqiten: Arbenita Kërqeli, Arta Ramadani, Avni Behluli, Ahmet Ibrahimi Ykel Gjinolli, Filloreta Maliqi, Antigona Selmani, Ramadan Arifi, Jetullah Haliti-Eti, Demir Behluli, Luan Shahiqi, Nagip Berisha, Fatmir Daku dhe Eshref Berishaë me grafikë u paraqit Rasim Vllasaliuë me akuatintë:Teuta Hoxha e Yll Lenjani, ndërsa me skulptura në dru: Agim Ismajli dhe Azim Islamaj.
Në sferën e pikturës më së shumti u prezantua teknika vaj në pëlhurë, por kishte edhe teknika të tjera, ndërsa temat e paraqitura ishin të shumëllojshme. Vlenë të theksohet se të gjitha pikturat ishin të punuara me përkushtim profesionalo artistik dhe përbenin në vete metodat specifike të krijuesve duke paraqitur këtu aftësit e tyre shprehëse të artit.
Me këtë rast, juria e këtij Salloni, shpalli tri punimet më të mira, e ato ishin: piktura “Ndarje artificiale” e Demir Behlulit, “Nudo” e Antigona Selmanit dhe “Kompozicioni” i Ramadan Arifit. Mbrenda këtyre pesë salloneve të Gjilanit, u shpërblyen gjithsejt 17 autorë.
Vlenë të theksohet se në hapjen e këtij manifestimi kulturor, kësaj radhe morën pjesë vetëm dashamirët e artit pamor, sepse përsonalitetet politike të pozitës dhe të opozitës ishin në aktivitetet e tyre të balotazhit zgjedhor që do të mbahet me 1 Dhjetor 2013. Të pranishmit, me këtë rast, përcollën edhe disa këngë të interpretuara nga antarët dhe orkestra e Trupës Artistike Muzikore(TAM)./Ukshin Zajmi/