Saddam Hussein është personazh i shumë librave, që rrëfejnë për regjimin e tij. Por, vetë ai është autor i një libri që është botuar në vitin 2000. “Zabibah and the King” është titulli i novelës që flet alegorikisht për një histori dashurie mes Zabibah-s dhe Mbretit.
Novela flet për kohën në Luften e Gjirit dhe sulmon SHBA-të dhe Izraelin.
Tek të gjitha personazhet e librit sipas kritikëve mund të lexohet edhe kuptimi i tyre ironik, p.sh.mbreti thuhet se personifikon vet Husseinin, Zabibah është populli i Irakut.
E personazhet e tjerë janë: Burri i Zabibah-s, që paraqet SHBA-në. Ky personazh në novelë është i dhunshëm dhe që e dhunon gruan e vet. Hezkel një emir arab që personifikon Izraelin, Shamil është po ashtu një armik që paraqet jaudinjtë. Nuri Chalabi, ndërkaq paraqitet si feudal dhe personifikon Ahmet Chalabin, lider i Kongresit Kombëtar në Irak, një fron opozitar që përkrahej nga SHBA-të.
Libri i Hysseinit është ndër librat bestseller në Irak, ndërsa tashmë është përkthyer edhe në gjuhën angleze.