(2L ONLINE) – Ne e dimë që nga lashtësia se kanë ekzistua formacione shtetërore të cilat janë quajtur qytet-shtete dhe të cilat kanë qenë të organizuara si shtete më vete. Ato poliset antike! Besa edhe ma vonë ato shtetet qytete italiane! Të cilat thuhet se Garibaldi tok me arbëreshët i qiti jashtë mode dhe krijoi shtetin unitarë italian!
Dhe tani në ditët e sotme si duket i ka ardhur përsëri radha qytet-shteteve. Edhe atë si duket prapë shqipet do jenë ata të involvuarit në këtë farë mesele! Por këtë here jo që ata do jenë faktorë unifikues, por përkundrazi atyre po u ndodhë, dezintegrimi mu në mes të trojeve të tyre etnike! Shikoni Komunat, bashkësinë e komunave (serve), pretendimet dhe realitetin dhe do të vëreni se sa afër dhe sa reale ashtë mu kjo pa aftësia e shtetit për të qenë, bashkues dhe determinues i vlerave etatike, të cilat në nji vend normal, qoftë ay edhe afrikan, nuk ka mundësi të ndodhin! Hiq atë tendencën rivale politike-udhëheqëse në mesin e qyteteve-komunave të quajtura shqiptare të Kosovës, në të cilat ndodhë të shpërfillen rregullat shtetërore për hir të tekeve partiake,
Ne këtu kemi formën e vrazhdë të dezintegritetit shtetërorë,të cilën e shkaktojnë qytetet-komuna e pa bindura serve!Ato në fakt,jo që sfidojnë unitetin shtetërorë të Kosovës por realisht ato janë vetë shtete-qytete!
Faktorët politik dhe udhëheqësit e atyre qyteteve lëre që nuk përfillin dhe nuk njohin shtetin Kosovë por ato nuk njohin as nomenklaturën shtetërore serve,dhe shpesh veprojnë sipas bindjeve politike të subjekteve që u takojnë ose-ose veprojnë sipas interesave kriminale të klaneve lokale!
Edhe pse kinse ashtë arrit nji marrëveshje, në fakt ka nji laramani kaotike, ligjore. Dhe mund lirisht të thuhet se në nji farë mënyre të gjitha bashkësitë komunale të kontrolluara nga servet, janë edhe qytet-shtete më vete!Të gjitha këto komuna që nga Leposaviqi, e Graçanica e Shtërpca ekzistojnë mënyra dhe forma të ndryshme të qeverisjes dhe sjelljes ndaj elementeve, ngjarjeve dhe të tjerave që nuk përkojnë fare në ligjet e shtetit Kosove!
Në Leposaviq apo Zubinpotok nëse shefit të atjeshëm i teket të bllokojë ndonjë udhë me barrikada,sepse nuk i ka shkuar diçka për qejfi ay edhe do ta bëjë sepse nuk ka kush që e kontrollon atë, pavarësisht se këta të qeverisë sonë pohojnë të kundërtën. D.m.th. ata bëjnë dhe zbatojnë ligje të veta,çfarë tu teket dhe çfarë mendojnë se u duhen pa përfillë asnji nga ato që ka Kosova!
Dhe jo vetëm ato por edhe këto tjerat që po u thonë komuna serbe në brendi të Kosovës, apo si po u thonë serbet “Juzno od Ibara” (demek në Jug të Ibrit) nuk respektojnë shumë çka që ka të bëjë me shtetin dhe bile ka mundësi të mos u pëlqejë ndonjë gjë shqiptare që kalon andejpari dhe të ta zënë udhën pastaj e të bëjnë për spital! Pse a nuk ndodhi kohëve të fundit kur shqipet hëngrën dajak?!
Po kthehesha, nga aeroporti për Gjilan. Në Graçanicë ndalova kerrin dhe po fotografoja atë pamjen serbe që i kishin dhanë banoret vendas qytezës-shtet të tyre në nderim të të parit të qeverisë serbe Vuciç! Kishte nji disharmoni të drejtash nga ajo se si i ishte lejuar shqiptarëve të Luginës të prisnin Edi Ramen dhe asaj se si e kishin pritur serbet Vuciçin!
Ato që ua ndaloi xhandarmeria serbe banorëve luginas, në Graçanicë as që bëhej fjalë tu ndalohej. Kjo më shtyri të fotografoja dhe të bëja nji krahasim. Fotografova dhe u ktheva në kerr dhe dhashë shenjë dhe desha të nisesha e të dilja në udhën kryesore. Por në ato momente nji golf dysh më duket ma preu udhën dhe shoferi që po drejtonte u kthye nga unë dhe po më thoshte nga brenda -Pse fotografove. Kështu e kuptova nga ajo që po shihja. Kur unë i thashë -Po, edhe çka po do ti? Ay ma ktheu akoma ma fort dhe me nji nervozizëm të shtuar duke më thanë edhe ni here se pse po fotografoja! Kur edhe unë iu kërcënova duke i ba me dorë që të ikë ay ktheu kryet dhe po shihte targat e kerrit tim dhe kaloi para meje me kerrin e tij me nji shpejtësi shumë të ulët dhe nxori telefonin dhe vendosi në vesh! Mendova,tani duhet përgatitur për betejë! sepse jo nji here në Graçanicë, u ashtë zanë udha kerreve shqiptare dhe janë sulmuar udhëtaret. Unë për vete nuk kisha në mendje tjetër pos të shkoja drejtë udhes që kisha nisur. Dhe lëre që nuk e lash me kaq por mora telefonin tim dhe po fotografoja tanimë atë dhe kerrin e tij! Dhe pas këtij momenti ay më pa edhe njëherë dhe për çudinë time, mbushi me gas kerrin e tij dhe ia shkepi.
E unë vazhdova udhën nën mbresën e keqe se si në mes Kosove ka banorë dhe nji qytezë që s’qanë kaptinën për shtetin Kosovë! Ata Mbushin qytetësen-shtet të tyrin me flamuj serb, ndalojnë kë të donë,edhe i maltretojnë edhe i rrahin edhe ua thyejnë xhamat e edhe në ndërtesat e komunave të tyre valojnë flamuj të shteteve të tjera e kujt kurrë llogari s’u kanë dhanë! Përkundrazi ata janë të përkëdhelurit e klasës servile politike të Kosovës!
/Xhelil ARIFI/