Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë 50 mijë dollarë në arkën e Federatës së Futbollit të Senegalit për ta zhvilluar miqësoren e sotme ndaj kësaj përfaqësueseje. Në anën tjetër, 10 mijë euro i ka marrë agjenti që e ka aranzhuar këtë miqësore.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Ministrisë së Sportit në Senegal, El Hadji Gorgui Gning, përcjell faqja ‘Sudonline’. Gjithnjë sipas kësaj të fundit, FFK-ja ka paguar edhe 10 mijë dollarë tjera për agjentin që e ka aranzhuar këtë miqësore.
Të kujtojmë që miqësorja e tretë ndërkombëtare për përfaqësuesen tonë ndaj Senegalit fillon sot prej orës 17:00. Dueli zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.