(2L ONLINE) – Jo më larg se pesë minuta nga qendra e në fakt duket sikur ndonjë pjesë rurale e harruar nga qendra. Është kjo rruga e Kumanovës në Gjilan. Aty ku sistemi I ujësjellësit është I shtrirë por ujë për banoret e atyshëm nuk ka për shkak të shpërndarjes jo adekuate.
Aty ku ka rryme e në fakt zëre se s’ka sepse ata shpesh nuk janë në gjendje të përgatisin ushqimin në shtëpitë e tyre. Të pjekin, ziejnë e gjëra tjera. E të mos flasim për fqinjin tonë i cili ka shitore e që rregullisht ankohet se po u prishen gjerat për shkak të rrymës tejet të dobët, që ndonjëherë do të ishte më mirë sikur të mos kishte fare se sa ashtu si është. Ajo ashtu prishë edhe pajisjet shtëpiake elektronike, ndërsa konsumatorit I duhet paguar tarifa të shtrenjta.
Pavarësisht shtëpive të bukura dhe oborreve të shtruara dhe rregulluara përreth rruga kryesore është e pa shtruar. Kur bie shi vështirë kalohet e edhe kur thahet të mbyte pluhuri. Kështu që vështirë mund të flitet për një infrastrukturë urbane në këtë rrugë. /Xhelil Arifi/