Gjilan – (2LONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se i dyshuari J. B. është ndaluar në qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij do të ushtrohet kallëzim penal për vepër penale “Lëndim i Lehtë Truporë”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur Policia në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë lidhur rastin e cilësuar si |”Dhunë Familjare” që ka ndodhur në fshatin Kmetovc, Komuna e Gjilanit.
“Pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin pasur mes vete,i dyshuari J. B. ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij-viktimës M. B. dhe si pasoj e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj viktima ka pësuar lëndime trupore në kokë”, ka sqaruar rastin zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Gjilan, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari J. B. është ndaluar në qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij ushtrohet kallëzim penal.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan. /2lonline/