(2LONLINE) – Autoritetet Policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur për një rrahje që ka ndodhur në Kamenicë në të cilën kanë qenë të përfshirë katër persona.
Sipas Policisë, dy prej të involvuarëve në këtë rrahje kanë pësuar lëndime trupore e për këtë është dashtë t’i nënshtrohen tretmanit mjekësor.
Përndryshe, të dyshuarit janë intervistuar nga policia e në konsultim me prokurorin, dy prej tyre janë liruar dhe dy të tjerët janë dërguar në mbajtje. /2lonline/