Prej sonte, fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat do të zhvendosen 60 minuta prapa, ditën e diel, 28 tetor.
Sonte, respektivisht natën në mes të të shtunës dhe të dielës, fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera. E gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën 03:00 të mëngjesit të ktheni akrepat e orës për një orë mbrapa, ashtu që ora të bëhet 02:00.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ky ndryshim ka filluar së aplikuari që nga viti 1974 në vendet e Evropës veriore, ndërsa nga atëherë këtë e kanë pranuar rreth 70 vende.