(2L ONLINE) – Kosova nëpër periudha të ndryshme kohore, si çdo shoqëri tjetër, i ka pas kërkesat e momentit, e tani një kërkesë e tillë për me ecë vendi krahas shoqërive në zhvillim, është ajo për zhvillim ekonomik. E, sipas Agim Rexhepit, kryetarit të AKR-së në Gjilan, kjo më së miri bëhet nëse në krye të qeverisjes së ardhshme, pas 8 qershorit, vije një njeri i dëshmuar me rezultate konkrete në këtë fushë.
Sipas tij, tani është koha që qeverinë ta drejtojë një njeri i suksesshëm siç është presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.“Këtë e bazojë në faktin se të gjitha shoqëritë-kombet, që në momente të caktuara kanë bërë “boom-in” ekonomik, kanë patur fatin dhe janë orientuar në njerëz që kanë treguar rezultate në sferën e zhvillimit ekonomik”, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, kreu i AKR-së së Gjilanit, Agim Rexhepi.
Sipas tij, programi qeverisës i AKR-së, në krye me presidentin e saj Behgjet Pacolli, është program për të ardhmen, për zhvillim të vendit. Rexhepi tha se dhe subjektet tjera kanë në vokabularin e tyre zhvillimin ekonomik, por ajo që e dallon presidentin Pacolli nga të tjerët, është fakti se ai e ka dëshmuar në praktikë, derisa sa të tjerët e kanë te lexuar nga librat.
“Ky rast i mirë për vendin, vërehet jashtëzakonisht shumë te rinia e cila për çdo ditë po e kupton se votën e tyre do të duhet ta drejtojnë kah e ardhmja, kah një program zhvillimor që u siguron atyre një ardhmëri më të mirë”, ka thënë Rexhepi.
I pari i AKR-së së Gjilanit tha se bazuar edhe në takimet e shumta që po i ka këto ditë AKR-ja e Gjilanit, gjatë aktiviteteve në terren, është parë interesim i madh nga të rinjtë gjilanas për programin zhvillimor të AKR-së dhe të presidentit të saj Behgjet Pacolli, dhe kjo, siç shprehet Rexhepi, është një tregues i qartë se po kuptohet drejtë kërkesa e kohës dhe po shihet edhe si një garancë se ata do të vendosin drejt për të ardhmen e tyre”, ka thënë Rexhepi. /2L ONLINE/
Behgjet Pacolli