(2LONLINE) – Artisti nga Gjilani, Jeton Rexhepi, po vazhdon të prezantojë me sukses artin kosovar në botë. Këto ditë, atij i ka arritur festa zyrtare nga Bullgaria që të marrë pjesë në një ekspozitë, e cila mbahet më 20 shkurt.
Në adresë të Rexhepit, ftesa ka arritur nga drejtoresha e Qendrës së Kulturës në Samakov të Bulgarisë, Lilia Shumanova.
Në këtë qendër kulturore, artisti kosovar nga Gjilani, do të prezantojë artin kosovar prej periudhës pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme.
Pjesëmarrjen e Rexhepit në këtë aktivitet ndërkombëtar, e kanë ndihmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe Departamenti për Rini në Ministrinë e Kulturës.
Ky nuk është rasti i parë që Jeton Rexhepi prezantohet me punimet e tij nëpër ekspozita të jashtme, krahas shteteve të tjera të botës. /2lonline/