Recenzion mbi librin monografik të biografit të Rexhep Malës, Agim Sylejmanit
Shkruan: Fatmir Arifi
Veprat historike si kjo që po përurojmë sot kanë për synim që t’i japin kuptim më të thellë të kaluarës tonë historike sepse kjo është në natyrën e hulumtuesve të përkushtuar shkencorë, që të bartin mendimet nga gjenerata në gjeneratë. Autori i këtij libri, kam përshtypjen se këtë kishte për synim dhe me shumë sukses ia ka dalë.
Mirëpo, vlera e kësaj vepre shtohet edhe për një fakt tjetër: autori ka qenë pjesë e kësaj plejade historibërse, i cili ka sjellur një dëshmi detajuese të zhvillimit të ngjarjeve që në bosht të studimit ka heroin tone, Rexhep Malën.
Ndryshe nga studimet e gjertanishme që kanë karakter kryesisht publicistik, kësaj radhe qasja e Agim Sylejmanit na sjell një vepër mjaft të thelluar dhe e mbështetur fort në dokumente autentike, kryesisht të proveniencës serbe.
Kjo vepër është vazhdim i kërkimeve të tij historike, në të cilat duke e studijuar personalitetin e Rexhep Malës, ai lexuesit po i sjell një segment shumë të rëndësishëm të historisë tonë bashëkohore.
Këto dokumente nuk paraqesin thjesht vetëm faktografi që lidhen me heroin tonë, por janë dëshmi të argumentuara të atyre që mbronin vlerat e kombëtare dhe atyre që shtypnin këto vlera;
janë dëshmi të atyre që jëtën e tyre dhe familjet e tyre i kishin kthyer në mision flijimi në emër të lirisë dhe atyre që flijimin e tyre e përkthenin në mision për të jetuar;
janë dëshmi e atyre që luftonin për bashkim dhe e atyre që dimesiononin vllazërim-bashkimin.
E thënë ndryshe, autori, brenda këtij libri na sjell dy botë të kundërta: botën e atyre që luftonin për drejtësi dhe barazi, në të cilën dhe vetë bënte pjesë; dhe bota e atyre që për një monedhë e shitnin atëdheun dhe i shërbenin robërisë.
Pra ky libër është dëshmues për gjendjen e një kombi të tërë dhe historin e tij dhe njëkohësisht është denoncues për të gjithë ata që i shërbyen ç’kombtarizimit, që për fatin tonë të keq, na kanë lënë njolla të zeza në kuadër të historisë tonë kombëtare, të cilëve ende nuk iu jemi qasur në përmasa që meritojnë të studijohen.
Ende nuk jemi marrë me pasojat e tyre.
Por, njëkohësisht akoma nuk jemi marrë sa duhet edhe me perspektivën e historisë tonë kombëtare, histori e cila është e mbështetur në përvojën e këtyre heronjve siç janë Rexha, Nuhiu, Kadriu, Jusufi e Bardhoshi e shumë e shumë të tjerë.
Studimi i këtyre personaliteteve do të duhej të na vetëdijësonte për fatet tona historike, për perspektivën politike, diplomatike dhe strategjike, jo vetëm brenda territorit të Kosovës, por në të gjithë hapësirën shqiptare.
Prandaj personaliteti i Rexhep Malës është trajtim shumëdimensional, shumështresor sepse lexuesin e çon deri te një pyetje shumë komplekse: se cila ka qenë filozofia politike e oraganizatave që kanë drejtuar këta heronjë?
Natyrisht, arsyeja është e thjeshtë pse parashtrohen këto pyetje.
Sepse të gjithë këta heronjë dhe organizatat ilegale u denoncuan dhe u gjykuan si antikomunistë, antidogmatikë dhe në fund edhe si nacionalistë etj, ndërsa të njejtit denoncues të strehuar ne kushtet e sotit nëpër instiucione akademike, po të njejtit i paragjykojnë si komunistë, dogmatikë dhe antinacionalistë.
Pa dyshim që kjo ka krujuar një mjegull te brezi i ri.
Mirpëpo te studijuesit e mirëfillt, që për fat të keq janë jasht këtyre institucioneve, tezat e filozofisë së oraganizata ilegale janë, që janë paraqitur edhe brenda kësaj vepre, janë më se të qarta. Lëvizja ilegale taktizoi me terminologji, por jo me qëllimin e saj.
Thelbi i të gjitha platformave të këtyre organizatave, pa përjashtim, formën e sistemit qeverisës e kanë lënë në plan të dytë, përballë nevojës së unitetit të kombit si rrjedhojë e realitetit që ishte krijuar.
Ky ishte një qëndrim realist, sepse ishte më e arsyeshme që te ndjeket faktikja dhe jo përfytirimi, pra të ndjeket uniteti dhe jo forma e qeverisjes.
Faktikja, pra unitetti, ishte faza e parë dhe më ifikase që ishte e përbërë nga njohuri të dobishme si rezultat i një procesi. Dhe këtu qëndron ai gjenialiteti i lëvizjes ilegale që e përfshiu historinë në një lëvizje historike dhe lëvizjen historike e nritën në nivel të së drejtës.
Padyshim që kjo e drejtë ishte një e drejtë natyrale. Ishte një e drejtë që bënte dallimin midis qenies dhe asaj që duhet të jemi, mes të vërtetës se menduar dhe realitetit të konstatuar.
Kjo është një dëshmi e një pjekurie të madhe politike e kësaj plejade, e cila duke e lidhur historinë dhe politikën, e bënë domosdoshmërinë e shtetit realitet.
Kështu që nga kjo formë e organizimit u arrit që historia, e drejta dhe politika të lidhen në fije të përbashkëta dhe arritën të kapnin karakterin e vecantë që ne sot si studijues e quajmë “studim i një platforme me tre paragrafe”.
Paragrafi i parë i kësaj platforme kulmoi me filozofin Demaci, i cili e përfshiu historinë në lëvizje historike;
Paragrafi i dytë i kësaj platforme kulmoi në 81-shin, e cila platformë lëvizjen historike e ngriti në nivel të së drejtës.
Në këtë kuadër Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadriu, Jusufi e shumë të tjerë, duke qenë nyjëzime të dy paragrafëve, ata jëtën dhe familjet e tyre i kthyen në mision sakrifice dhe sakrificën në vizion politik, që do të thotë se avancuan të drejtën në nivel shtetndërtimi, e cila kulmoi në vitin 1997 me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë, Bujanocë dhe Medvegjë, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Dhe me shumë të drejtë sot mund të pohohet se themelet e shtetit të Kosovës gjenden në këtë platformë politike, të përbërë nga tre paragrafe, në dy prej të cilave paragrafe Rexhep Mala ishtë shtyllë e pathyeshme. /2L ONLINE/