Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në Bujanoc, u zhvillua një takim pune në mes të kryetarit të këtij institucioni, Junuz Musliu, bashkëpunëtorëve të tij dhe disa prej gazetarëve në Luginb të Preshevës.
Qëllimi i këtij takimi ishte gjendja e vështirë e informimit shqip dhe përpjekjet e Këshillit Kombëtar, për ta tejkaluar këtë problem.
Sipas njoftimit të KKSH-së, Junuz Musliu i njoftoi gazetarët për hapat konkret që do të ndërmerr institucioni për riaktivizimin e Revistës “Nacional”, e cila pas dy vjet pauze, sërish do të gjendet në duart e lexuesve.
Kjo revistë dikur kishte karakter javor, kurse tashti ajo fillimisht do të filloj si e përmuajshme dhe me sigurimin e fondeve edhe si e përdyjavshme.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u potencua se rajoni i Luginës së Preshevës, është i vetmi në hapësirat etnike, në të cilin nuk funksionon asnjë medium i shkruar përveç “Nacional” – it.
“Nacional” – in do ta drejtoj Hevzi Ramadani, kryeredaktor, i cili njëherit është kryetar i Komisionit për Informim në kudër të KKSH-së, me një redaksi të përbërë nga një grup gazetarësh”, thuhet në njfotimin e KKSH-së.