Kompania e ujësjellësit KRU “Hidromorava” në Viti, ka njoftuar konsumatorët se shtimi i sasive të ujit pas rreshjeve të fundit të shiut, ka shkaktuar turbullim të theksuar të ujit, gjë që ka rezultuar me reduktimet e sotme të furnizimit me ujë të pijshëm, ku për këtë arsye kanë ndërprer sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, pasi uji nuk ishte në cilësinë e duhur për përdorim, trnasmeotn PlusTv.
Përgjegjësi i kompanisë Kemur Mustafa, thekson se ndërprerje të furnizimi me ujë të pijshëm, ka pasur prej mëngjesit deri në orët e mesditës, por me interevenimin që kemi bërë është stabilizuar gjendja dhe për dy orë do të fillojë furnizimi i rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët.