Shkruan: Izmi ZEKA
/2L ONLINE/ – Sot mbushen 15 vite nga varrimi i njërit prej figurave të rëndësishme të historisë shqiptare Rahim Beqiri i njohur me nofkën Roki. Rahim Beqiri ishte njëri nga ata të ri që jetën e kishte sinkronizuar me betejat e lavdishme, me luftërat e pareshtura për çlirim kombëtar andaj edhe rënia në altarin e lirisë ishte vet çlirimi shpirtëror i tij.
U lind në Kopërnicë të Dardanës i frymëzuar nga betejat e rëndësishme të kësaj anë e sidomos nga të parët e tij e të bëmat në luftën e Kikës të molla Idriz Gjilanit e dëshmorëve të tjerë. Ai ra me 1 gusht 2001 në luftën që zhvillonin shqiptarët e Maqedonisë për të drejtat e tyre nën ombrellën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Komandant Roki vuri tërë qenIen e tij deri në vetëflijim në shërbim të interesave kombëtare.
Për komandantin nuk kishte kufij sepse harta gjeografike shqiptare për të ishte aty ku flitej e jetohej shqip, aty ku robëria jetohej me shkuj, aty ku çlirimi ishte domosdoshmëri. /2L ONLINE/